Mr. Besim Abdullai

Training & Consulting

Blog Selection

Të bërit biznes online

Posted by besimabdullai on February 27, 2020 at 4:15 AM Comments comments (3)

Në kohën e internetit ekzistojnë shumë mënyra të reja të të bërit biznes.

Në këtë artikull do të mundohem të prezentoj disa nga mënyrat e të bërit biznes online.

Si një biznes i vogël online, mundet gjithsecili të ketë sukses, psh. nëse meremi me shitje të produkteve të veçanta online (t.a. niçe produkte), të cilat nuk janë interesante për Kompanitë e fuqishme.

Këto lloj shitoresh online, janë fokusuar në një grup produktesh për një grup specifik konsumentësh, psh. projektorë, ushqim kafshësh, çokollata me dizajn special, dhurata, etj.

Që të zhvillosh emrin si specialist i një game produktesh, rekomendohet nga ekspertët e shitjeve online, hapja edhe e një Blog-u, ku herë pas here do të publikohen produktet e reja dhe mënyra e përodrimit të tyre.

Shembull: www.beamershop.de,  www.schilder-versand.com, www.fixings.at


Amazon

Shumica e bizneseve online sot vendosin të shfrytëzojnë vendtregtimin online të amazon-it. E veçanta e kësaj platforme është se, amazon mundëson dërgimin e produkteve të prodhuesve të ndryshëm direkt nga depoja e vetë. Amazon i mer përsiper kostot e dërgesës, andaj shumë prodhues sot, përveç se në portalet e veta shesin produkte edhe në amazon.


Dërgesat direkte (angl. Dropshipping)

Dërgesa direkte, është një lloj i veçantë i shpërndarjes, sepse si ofrues i këtij shërbimi ju ofroni produkte në dyqanin tuaj online që nuk i keni në dispozicion fare. Nëse një klient blen një produkt nga ju, ju porositni mallrat direkt nga shitësi me shumicë ose prodhuesi, i cili në fund ia dërgon porosinë konsumatorit.

Përfitimet nga ky shërbim 

  1. Ju duhet pak kapital për të filluar, sepse nuk keni nevojë të blini ndonjë mall.
  2. Një depo është e panevojshme, kështu që ju gjithashtu kurseni të gjitha kostot që vijnë me funksionimin e një depoje.
  3. Nuk ka shqetësime në lidhje me menaxhimin e depove dhe ngarkim-shkarkimit.
  4. Për shkak se nuk ju duhet hapësirë fizike - depo, ju mund të ofroni një gamë të gjerë të produkteve.
  5. Ju mund të bëni tregtim në internet nga kudo në botë.

Të metat e këtij shërbimi 

  1. Ju mund të keni pak ndikim në kënaqësinë e klientit, sepse nuk keni asnjë kontakt me produktin. Nëse shitësi me shumicë nuk dërgon me kohë ose produkti arrin gabimisht, këto defekte mbeten me ju, sepse zyrtarisht ju jeni shitësi.
  2. Problemi më i madh me dërgesat direkte është marzhi i ulët. Fitimi juaj nga një shitje është ndryshimi midis shumës që shitësi me shumicë ju ngarkon për produktin, dhe shumën që ju keni ngarkuar klientin tuaj. Për të shmangur një luftë çmimi, ky shërbim është i preferueshëm në tregjet më pak konkurruese.


Softueri i shitoreve online

Zgjedhja e softuerit të shitoreve ka të ngjarë të jetë e vështirë për disa, sepse ka zgjidhje softuerike të panumërta të tregtisë elektronike në treg, të ndërtuara sipas madhësive dhe nevojave të ndryshme të dyqaneve.

Disa janë llojet e zgjidhjeve softuerike për shitore online:

  • softuer falas, si psh B. WooCommerce ose Prestashop
  • softuer me pagesë, si psh. Shopware
  • Sistemet e dyqaneve në re (cloud), si psh. shopify (softueri dhe hostimi janë në një paketë
  • Dhe natyrisht softuerë individualë, të programuar posaçërisht për ju

Për të gjetur programin e duhur të dyqaneve për nevojat tuaja, duhet të mendoni disa gjëra paraprakisht. Një zgjidhje falas është e mjaftueshme për dyqane të vogla dhe të mesme që transportojnë mallra të zakonshëm brenda shtetit ku ju jetoni.

 

Reklamimi online (PPC dhe CPM)

Reklamimi sipas modelit, paguaj-per-klikim (PPC-Pay-per-click) është një nga mundësitë më të njohura dhe më të përhapura të të ardhurave në blogje. Ju fitoni para sa herë që dikush klikon në banderolat e reklamave dhe reklamat me tekst.

Për të fituar para të mira me reklamat PPC, keni nevojë për trafik tërheqës, por kjo vlen edhe për blogjet e reja. Në mënyrë që të ardhurat tuaja të rriten vazhdimisht, duhet të testoni dhe optimizoni vazhdimisht vendosjen e reklamave tuaja në mënyrë që të merrni më të mirën prej tyre. Ofruesi më i njohur i PPC është Google AdSense. 

Një tjetër ofrues interesant nga Sh.B.A është Chitika. Të provoni, padyshim ia vlenë. Nëse reklamat nuk i përshtaten shumë tregut lokal, ju mund t'i hiqni ato në çdo kohë

TheMoneytizer është një ofrues i reklamave CPM. Gjëja tërheqëse në lidhje me CPM është që ju patjetër të gjeneroni të ardhura sepse ju paguheni për numrin e vizitorëve në faqe. Kështu që nuk varen nga fakti nëse dikush klikon në reklama apo jo.


Partneritete Marketingu apo Marketingu i aksioneve (angl Affiliate-Marketing)

Marketingu i aksioneve, d.m.th. reklamimi i programeve partnere, mund të krijojë të ardhura të mira apo shumë të mira, përmes provizioneve. Për ta bërë këtë, sidoqoftë, blogu tashmë duhet të njihet dhe të arrijë numrat përkatës të vizitorëve, të paktën dhjetë mijë në muaj (ose më shumë - që është edhe më mirë, ndërsa fitimet do të arijnë nivelin katër-shifror.

Rrjetet bashkëpunuese më të rëndësishme dhe programet partnere që ekzistojnë në vende të ndryshme:

  • Awin
  • Belboon
  • Amazon
  • Tarifcheck
  • Smava
  • Auxmoney
  • Digistore24
  • Webgains
  • Superclix
  • AdCell
  • TradeDoubler
  • Trade Tracker
Për më tepër, ka shumë programe individuale partnerësh nga portalet e shitjeve plug-in, tema dhe shërbimet online të të gjitha llojeve. Vlen të shikoni përreth për të zbuluar se çfarë është e përshtatshme për blogun tuaj.

Postime të paguara në blog / postime të sponsorizuara

Ju shkruani një artikull dhe merrni shpërblim për të sepse postimi përmban një vegëz të një klienti. Për të ashtuquajturin marketing-përmbajtje apo link, ekzistojnë disa ofrues në treg, ku mund të regjistroni blogun tuaj, për shembull:

  • Blogads
  • Domainboosting
  • Blogmission
  • Seedingup
  • Blogfoster

Ju gjithashtu mund të merrni oferta jashtë këtyre ofruesve, nëse blogu juaj tashmë është ranguar shumë mirë në Google. Agjensitë e ndryshme psh. SEO,  shpesh kërkojnë blogje në të cilat duan të postojnë tekste me linqe drejt faqeve të klientëve të tyre. Këto linqe tekstuale, janë zakonisht më interesante dhe më të paguara se ato që u përmendën më sipër.

Artikujt e paguar nuk vijnë rregullisht dhe prandaj mund të klasifikohen në kategorinë "të ardhura sporadike". Për më tepër, Google-s nuk i pëlqen linqet e shitura - komerciale, kështu që nuk duhet të teproni megjithatë me këtë burim të ardhurash.

 

Shitje e drejtëpërdrejtë e hapësirës për reklama në faqen tuaj

 

Nëse keni një grup të ngushtë të përcaktuar, dhe blogu gjithashtu është mirë i vizituar, ju mund të shisni vetë hapësirë ​​reklamimi.

 

Avantazhi është se me marketing të drejtpërdrejtë të hapësirës suaj të reklamimit nuk keni ndonjë ndërmjetës i cili mund të ju bllokojë ose t'ju largojë nga sistemi ose i cili gjithashtu fiton para nga reklamimi.

 

Nga ana tjetër, përpjekja rritet sepse duhet të kujdeseni personalisht për klientët tuaj të reklamimit, të shkruani faturat dhe të instaloni dhe hiqni banderolat. Dhe ju duhet të shkoni në kërkim të partnerëve interesantë të reklamave.

 

Për të ofruar hapësirat e veta reklamuese, blog-u duhet të ketë një numër tërheqës vizitorësh - të paktën 1000 vizitorë në ditë duhet të jenë aktivë. Por faqet e specializuara, mund të jenë interesante edhe për partnerët e reklamimit me më pak vizitorë.

 

Për të tërhequr klientë, duhet të vendosni një faqe "Reklamoni këtu" në blogun tuaj, në të cilën përshkruani hapësirat tuaja të reklamimit dhe gjithashtu të përcaktoni çmimet.