Mr. Besim Abdullai

Training & Consulting

 

WINZIP dhe Acrobat Reader

 

Ne kete sesion ne do te deshironim qe tju  japim disa keshilla se si te permiresohet perdorimi i  Teknologjive te reja Informative . Programi i bazon veprimet e veta ne perdorimin intensiv te Teknologjive Informative, te cilat ofrojne nje kornize te re per  tejkalimin e kufizimeve dhe barrierave gjeografike, hapesirore dhe kohore. Ne besojme vleren e rritur te rrjetit dhe mundesine e ndarjes se pervojave te vlefshme dhe ideve si  dhe mundesite e pakufishme te ofruara nga Interneti.

Ne kete faqe, jane dhene disa te dhena lidhur me perdorimin e WINZIP dhe Acrobat Reader.

 

WinZip dhe Zip Files

 

Fajllet Zip jane "arkiva" qe perdoren per shperndarjen dhe ruajtjen e fajlleve. Ato mund te permbajne nje ose me shume fajlle me te medha. Zakonisht fajllet e  "arkivuara" ne nje Zip jane te ngjeshura per te ruajtur hapesiren. Ne kete menyre eshte me lehte qe fajllet te grupohen, te barten dhe te kopjohen, te dergohen me shpejte me e-mail apo te shkoqiten nga  interneti.

 

Perdorimi me i shpeshte i  fajllit Zip perfshine:

  • Shpesh eshte i vlefshem dergimi i nje grup fajlleve te lidhura ne nje adresues. Me mire dhe me lehte se shperndarja individuale e fajlleve eshte shperndarja e fajlleve si nje arkive, per te perfituar nga grupimi dhe ngjeshja e fajlleve. Ne kete menyre  zvogelohet ngarkesa nga pjeset shtojce dhe nuk rrezikohet adresa e  marresit.
  • Disa fajlle jane te rendesishme por perdoren me rralle. Qe te ruhet hapesira ne disk thjesht kompresoni fajllet ne nje arkive kur ato nuk perdoren dhe pastaj dekompresoni ato  vetem kur nevojiten.

 

Si te perdoret Winzip

  1. Me qellim te kompresimit te folderit, startoje programin WinZip dhe zgjidhe Arkiven e Re nga menya File. Pastaj shkruani emrin e arkives, p.sh., Dokumetet e USHT.ZIP
  2. Zgjedhni Add nga menyja Actions. Pastaj selekto fajllet qe deshiron per te shtuar. (Duhet te jesh i sigurte se kutia "Include subfolders" eshte verifikuar dhe kutia  "Save full path info" nuk eshte verifikuar ).
  3. Programi automatikisht do te krijoje nje  Zip Fajll te ri ne desktop-in e juaj apo kudo qe ju deshironi.
  4.  Me qellim te dekompresimit te folderit, Startoje  WinZip dhe hape fajllin Zip qe deshiron per ta perdorur. Zgjedhe  Extract nga menya Actions.  (Je i sigurt se fusha Use Folder Names eshte vertetuar).
  5. Shtype destinacionin e  folderit ku deshiron per ta vendosur fajllin e dekompresuar dhe kliko  butonin Extract.

Per shfrytezimin me te shpejte  te procedures ZIP, ju mund te klikoni direkt fajllin qe deshironi per ta perdorur  dhe zgjedhe Add to Zip file apo Extract to.

 

Ju mund te gjeni versionin e fundit (Winzip) ne kete adrese:

http://www.winzip.com/download.htm

 

Acrobat Reader dhe Fajllet PDF

 

Adobe Acrobat Reader eshte program qe ju lejon pamjen dhe shtypjen e fajlleve PDF ne te gjithe kompjuteret kryesor, si dhe plotesimin dhe  paraqitjen e formes Adobe PDF ne onlajn.

 

Adobe PDF (Adobe Portable Document Format)  eshte nje format universal i fajllit  qe ruan llojin e shkronjave, formatimin, grafiket dhe ngjyrat nga cdo dokument burimor, duke mos i kushtuar vemendje aplikimit dhe platformes qe eshte perdorur per ta krijuar ate. Prandaj, fajllet Adobe PDF mund te ndahen, te shihen dhe te shtypen nga kushdo me program te lire Adobe Acrobat Reader.

 

Nese ky program njehere instalohet, kompjuteri juaj automatikisht do te hapet dhe do te mundesoje leximin e Fajlleve PDF.

 

Perparesite e Fajlleve  PDF :

 

  • Fajllet PDF paraqiten gjithmone  ashtu sic jane krijuar pa marre parasysh llojin e shkronjave, programin dhe sistemin operativ.
  • Fajllet PDF gjithmone shtypni korrekt ne cdo  shtypes .
  • Permbajtja ne dokumentet PDF mund te ruhen ne  Rich Text Format ( ne format te madh) dhe te perdoren serish ne aplikacionet tjera
  • Çdo kush, kudoqoftë mund të hapë fajllin PDF. Krejt ajo cka ju nevojitet eshte programi i lirë  Acrobat Reader,
  • I fundit, por jo i vetmi, formati PDF merr hapesire te vogel. Madhesia e fajllit eshte me e vogel dhe  per kete eshte me e shpejte (dhe me e lire) per te derguar apo per te pranuar dokumente me  e-mail ose duke i shkoqitur apo kopjuar ato nga Interneti.

 

Ju mund të gjeni versionin e fundit (Adobe Acrobat Reader) në këtë adresë:

http://www.adobe.com/products/acrobat/readstep2.html

 

Mirë se erdhët, Welcome, Willkommen, Bienvenue

Upcoming Events

No upcoming events

Featured Products

Recent Photos

Recent Forum Posts

No recent posts