Mr. Besim Abdullai

Training & Consulting

Histori, Art, Kulturë

Maksimat e Fraçois de la Rouschefucould

74 Maksimat e Roshefukosë udhërrëfyes të rëndësishëm

1. Edhe njeriun me largpamës pasioni shpesh e verbon, kurse njeriut të verbër shpesh ia hap sytë.

2. Në zemrën njerëzore ka një zjarr të pashuar pasionesh: shuarja e njërit shërben pothuaj gjithmonë për ndezjen e tjetrit.

3. Ne jemi gjithmonë aq të fortë sa për të përballuar të keqen që i bie tjetërkujt mbi krye.

4. Për ti bërë ballë fatit të mirë duhen vyrtyte më të larta sesa për ti përballuar fatit të keq.

5. Shpesh, edhe me pasionet  tona më kriminale, ne mburemi; mirëpo cmira është një pasion aq i turpshëm e i ulët saqë askush nuk guxon ta zërë në gojë.

6. E keqja që bëjmë na shkakton më pak persekutime e urrejtje se vetitë tona të mira.

7. Interesi flet gjithfarë gjuhësh e luan gjithfarë personazhesh, madje edhe të interesuarin.

8. Interesi disave ua merr dritën e syve kurse disa të tjerëve ua jep.

9. Ata që meren më tepër se duhet me gjëra të vogla zakonisht nuk janë të zotët për gjëra të mëdha.

10. Kurrë nuk mundemi me qenë as aq të lumtur as aq fatkeqë sa na e merr mendja.

11. Filozofët e lashtë e përbuznin pasurinë nisur nga dëshira e fshehtë për tu hakmarrë ndaj fatit të padrejtë,i cili nuk u kishte dhënë çka meritonin, pikërisht duke mos i përfillë ato të mira që priten prej tij; për ata, ky ishte sekreti me të cilin i shpëtonin gjendjes poshtëruese ku e hedh mjerimi njeriun; kjo ishte për ta udha e tërthortë për të aritur në atë shkallë të lartë konsiderate të cilën nuk e fitonin dot me ane të pasurisë.

12. Për ti hapë vetes rrugë në shoqëri mjafton të krijojmë përshtypjen se i kemi të gjithë rrugët e hapura.

13. E vërteta nuk sjell në botë aq të mira sa që sjellin të këqija dukjet e saj.

14. Hijeshia është për trupin si zgjuarsija për mendjen.

15. Dashuria nuk mund të mshefet për një kohë të gjatë atje ku ajo është, e as të simulohet atje ku ajo nuk është.

16. Ka gra që nuk kanë shikuar kurrë ti pëlqejnë ndonjërit, por rrallë ka gra që kanë shikuar ti pëlqejnë vetëm njërit.

17. Ka vetëm një lloj dashurie por kopje të saj të ndryshme ka me mijëra.

18. Me dashurinë e vërtetë ndodhë njilloj si me shfaqjen e fantazmave; gjithkush flet për te, por pak e kanë parë përnjimend.

19. Në emër të dashurisë bëhen një numër i pafund punësh në të cilat ajo vetë nuk ka më tepër hise sesa Doxha në punët e Venedikut.

20. Shumica e njerëzve e duan drejtësinë sepse kanë frikë mos bien pre e ndonjë padrejtësie.

21. Pajtimi me atë që e quajnë armik nuk është tjetër përpos dëshirë për të përmirësuar gjendjen tonë, është përtesë për luftë të mëtejshme e një lloj frike se na ngjet ndonjë e papritur.

22. Më burrë është ai që mashtrohet prej shokëve të vet sesa ai që ruhet prej shokëve të vet.

23. Shpesh i mbushim mendjen vehtes se i duam ata qe jane mbi ne; porse eshte vetem interesi ai qe na ben me i dashte.Nuk biem cope per te miren qe duam tu bejme, por per te mirat qe presim te perfitojme prej tyre.

24. Dyshimi qe ne kemi per te tjeret mjafton per te justifikuar mashtrimin qe na bejne.

25. Njerezit nuk do te mund te jetonin gjate ne shoqeri nese do ia dinin gjithe hilet njeri tjetrit.

26. Gjithkush ankohet per kujtesen, kurse per mendte askush.

27. Tia ndryshosh idene per vetveten nje njeriu qe pandeh se ka shume merita, d.m.th. se i ke punuar nje rreng po aq te keq sa qe ia punuan atij budalles se Ahines i cili besonte se gjithe anijet qe mberinin ne port qene te tijat.

28. Pleqve ua ka endja me dhene keshillen e mire, si ngushellim qe vete nuk jane ne gjendje me ndjeke keshillen e keqe.

29. Emri i madh, ne vend me i ngrite i ul ata qe nuk dijne me e mbajte.

30. Çka na defton se nje njeri ka merite te jashtezakonshme eshte fakti se bash ata qe ia kane lakmi me teper jane te shtrenguar ta lavderojne.

31. Njerezit sikurse gjerat kane piken e vete te perspektives.Ka sish qe duhet ti shohim prej afer per ti gjukuar sakte, e asish qe kurre nuk mund ti gjykosh me mire se sa kur ndodhesh larg.

32. Për ti dite gjerat mire duhet me i njohte me detaj; e meqe detajet nuk kane pothuaj kure te sosur, dijet tona jane gjithmone te siperfaqshme e te papersosura.

33. Asgje nuk jepet me me zemer te gjere sesa keshillat.

34. Defektet e trurit shtohen bashke me moshen sikurse ato te fytyres.

35. Njeriut i vjen me plase kur e tradheton miku o kur ia hedh armiku; kur kete pune ia ben vehtes, njeriu shpesh ndihet i kenaqur.

36. Eshte po aq e lehte t;ia hedhesh vehtes tende pa e pikase sa c;eshte e veshtire t;ua hedhesh te tjereve pa te pikase(hetuar).

37. Njeriu nuk ka si ta mashtroje vehten me rende sesa kur mendon se i ka mshtruar te tjeret.

38. Qellimi per te mos mashtruar kerkend na rrezikon te mashtrohemi prej gjithkujt.

39. Aq shume jemi mesuar tu fshihemi te tjereve, saqe tek e vona nisim me iu fshehe edhe vetes.

40. Nese ne u bejme balle pasioneve tona, kjo sepse ato jane te dobeta e jo ne te forte.

41. Menyra me e mire per te mashtruar vehten eshte te besosh se je me i menqmi nder te tjere.

42. Njeriu e ka me te lehte te duket i dijshem para te tjereve sesa para vehtes.

43. Te vetmet kopje te mira jane ato qe na bejne te shohim anen qesharake te origjinaleve te keqinj.

44. Nganjehere jemi po aq te ndryshem prej vehtes sone sa cjemi prej te tjereve.

45. Ka njerez qe kure nuk do te kishin rene ne dashuri  nese nuk do te kishin degjuar te flitej per dashurine.

46. Nje bure i menqur shpesh do te kishte ndjere vehten ngushte duke mos pase permbrapa kopene e budallejnve.

47. Mendjet e medha thone shume gjera per me pak fjale, mendjet e vogla kane dhuntine te flasin shume pa thene kurrgje.

48. Pak njerez jane aq te zgjuar sa per te pelqyer me shume te sharat qe u sjellin dobi kundrejt levdatave qe sjelin dem.

49. Kush thote se nuk i ka qejf levdatat, domethene se ka deshire te lavderohet dy here.

50. Nese nuk do ta lavderonim vetvehten, levdatat e te tjereve nuk do te na demtonin.

51. Vetite e mira te dikujt na ngrene nervat, kurse na kenaqin shpirtin te metat e dikujt tjeter.

52. Ka njerez merita e te cileve eshte te thone e te bejne marrina, e qe do te na merzisnin po te silleshin ndryshe.

53. Lavdia e njerezve te medhenje duhet mate gjithmone me mjetet qe kane perdore per ta fituar ate.

54. Arti qe kane disa me nxjere ne pah cilesite e veta mediokre shpesh keqvleresohet e u jep atyre emer me te madh se sa njerezve me merita te verteta.

55. Ka nje numer te pafun sjelljesh qe duken qesharake, por qe nxiten prej arsyesh shume te menqme e shume te qendrueshme.

56. Me lehte eshte te dukesh i denje per funksione qe nuk i ke, sesa per ato qe i kryen perdite.

57. Bota me shpesh shperblen meriten qe duket sesa meriten qe vlen.

58. Shpresa, sado qe eshte shake genjeshtare, sherben tek e mbramja, per te na cuar deri ne fund te jetes permjet rrugesh te kendshme.

59. Ka lloje te ndryshme  te kureshtjes: njera per interes, qe na ben te mesojme ate cka per ne eshte e dobishme, tjetra per mendjemadhesi, qe na ben te mesojme ate qe te tjeret nuk e dine.

60. Ka dy lloje besnikerishe ne dashuri: njera vlen prej faktit se ne personin qe duam gjejme gjithnje gjera te reja per ti dashte, kurse tjetra prej faktit se e quajme per nder me qene besnik.

61.Cka na ben te lidhemi me shoke te rinj nuk eshte merzia prej te vjeterve, apo deshira per te nderruar, sa qeshte bezdia mos me qene i vleresuar sa duhet prej atyre qe na njohin teper, e shpresa qe te vleresohemi me shume prej atyre qe ende nuk na njohin plotesisht.

62. Veset hyjne ne perberjen e vyrtyteve sikunder hyjne helmet ne perberjen e ilaqeve.Njeriu i urte perfton perberjen e duhur e cila i nevoitet per te perballuar furtunat e jetes.

63. Fatkeqesia me e madhe per njeriun eshte ajo qe i vjen mbas nje krimi qe ka bere.

64. Njerezit e zhytur ne vese nuk jane te perbuzshem, te perbuzshem jane ata njerez qe nuk kane kurrnje vyrtyt.

65. Shendeti i shpirtit nuk eshte me i siguruar sesa shendeti i trupit; e sado qe tu qendrojme larg pasioneve, jemi po aq ne rrezik te behemi pre e tyre sa cjemi ne rrezik te zeme shtratin bash atehere kur ndihemi shendosh e mire.

66. Duket se natyra i ka percaktuar cdo njeriut qysh ne lindje caqe per vyrtytet e per veset.

67. Mund te thuhet se ne rruge te jetes veset na presin me dere hapur, sikur ca hanxhinje ku na duhet me gjete strehe me radhe; dhe nuk kam fort besim se pervoja do te na mesonte ti shmangeshim deres se tyre po te na lejohej te benim du here te njejten rruge.

68. Ligesite e shpirtit jane si ligesite e trupit: sado kujdes qe tregojme per tu sheruar prej tyre, gjurmet mbeten pergjithmone e ato rrezikojne me u rishfaqe.

69. Cka na pengon te jemi mbas nje vesi te vetem eshte se kemi aq shume vese sa nuk dime nga tia mbajme me pare.

70. Ne i harojme menjehere ato gabime tonat qe nuk i di kush tjeter pos nesh.

71. Ka njerez te atille per te cilet nuk na shkon kurre mendja se jane te keqinje; por nuk ka asi njerezish qe na cudisin kur marrim vesh se jane te keqinj.

72. Kush mendon se nuk ka nevoje per kend, gabohet rende; por ai qe mendon se kane nevoje per te gabohet edhe me rende.

73. Ndershmeria e grave shpesh ka te beje me deshiren per te ruajtur emrin e mire e per te mos i nxjerre telashe vehtes.

74. Ka prej atyre njerëzve naivë që e njohin vehten e që nxjerin përfitim prej kësaj

Travel Map

Mirë se erdhët, Welcome, Willkommen, Bienvenue

Upcoming Events

No upcoming events

Featured Products

Recent Photos

Recent Forum Posts

No recent posts